28 janar 2009

Van Persie shpëton Arsenalin

Arsenali ka arritur të nxjerrë një pikë në fund të përballjes shumë të vështirë si mysafir i Evertonit në Goodison Park Stadium, duke barazuar me rezultat 1-1.
Në pjesën e parë nuk u shënuan gola, ndërsa Topçinjtë u gjetën në disavantazh në pjesën e dytë të takimit (61’), kur Tim Cahill mposhti portierin Almunia. Nga humbja Arsenalin e shpëtoi Robin Van Persie, i cili barazoi në minutat shtesë të takimit (90’+2) duke nxjerrë një pikë mjaft të rëndësishme për skuadrën mysafire.