28 janar 2009

Liverpool barazon kur s’duhet

Skuadra e Liverpoolit ka barazuar në shtëpi të Wiganit me rezultat 1-1, duke humbur pozitën e dytë që tash mban Chelsea që ka pikë të barabarta, por golaverazh më të mirë.
Redsat zhvilluan një pjesë të parë më të mirë duke arritur të krijonin avantazhin përballë skuadrës vendase me golin e Yossi Benayoun (41’), i cili shënoi nga një pozitë thuajse e ‘pamundur’. Mirëpo një penallti e akorduar në favor të Wigan Athletic, u shndërrua në gol nga Mido (83’), i cili ia siguroi një pikë të artë skuadrës vendase. Me këtë barazim, Liverpooli mbetet dy pikë pas Manchester United që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa zbret në vendin e tretë me pikë të barabarta me Chelsean që e ka mposhtur Middlesbroughun.