28 janar 2009

Partizani zyrtarizon blerjet e Bakallit dhe Mahos

Skuadra e Partizanit ka arritur të sigurojë shërbimet e futbollistëve Engert Bakalli dhe Rezart Maho. Bakalli në gjysmën e parë të këtij sezoni u aktivizua me Elbasanin, me të cilin luajti 15 ndeshje. Ndërsa Maho vjen nga skuadra e Kallamatës në kampionatin grek, më të cilën ka luajtur 3 ndeshje si zëvëndësues. Partizani është në pritje edhe për futbollistin Gentian Gjondeda nga ekipi i Teutës së Durrësit. Transferimi i tij ka ngecur për shkak të dokumentacionit që ka për të zgjidhur me ekipin bregdetar.