28 janar 2009

Besa pezullon futbollistin Enkeleid Alikaj

Enkeleid Alikoj shihet gjithnjë e më larg ekipit të Besës për pjesën e dytë të sezonit. Futbollisti nuk ka arritur të gjejë dot gjuhën e përbashkët me trajnerin e skuadrës, Ilir Daja. Alikaj mësohet se ka braktisur stërvitjen me ekipin e Besës.Drejtuesit e klubit kavajas konfirmojnë se futbollisti është i pezulluar. Gazeta Sport Ekspres publikoi dje se Alikaj mund të shkëmbehet me Oriand Abazajn nga skuadra e Elbasanit.