28 janar 2009

Milani pret sonte rivalët e Xhenoas

Skuadra e Milanit do të presë sonte në fushën e vet skuadrën e Xhenoas. Ndeshja është mjaft interesante pasi Xhenoa renditet në vendin e katërt në tabelë, menjëherë pas Milanit. Objektivi i Milanit në këtë sezon është fitimi i titullit kampion, ndërsa Xhenoa kërkon një vend për në Ligën e Kampioneve.

Ançeloti mendon që të lërë në pankinë Ronaldinjon, dhe ta nisë ndeshjen me Kakanë dhe Sedorfin që do të mbështesin Paton që është sulmuesi i parë. Mesfusha do të jetë e përbërë nga Pirlo, Anbrosini, dhe Bekam. Ndërsa tekniku i Xhenoas, Gasperini, do të mbështetet në lojën sulmuese tek Diego Milito.

Më poshtë do të paraqesim formacionin paraprak me të cilin do të futen në fushë skuadrat e Milanit dhe Xhenoas. Ndeshja do të luhet në orën 20:30.

Milan-Xhenoa

MILAN (4-3-2-1): Abbiati; Zambrotta, Maldini, Favalli, Jankulovski; Beckham, Pirlo, Ambrosini; Seedorf, Kakà; Pato.
Trajner: Ancelotti.

XHENOA (3-5-1-1): Rubinho; Rossi, Biava, Bocchetti; Mesto, Thiago Motta, Milanetto, Juric, Criscito; Jankovic; Milito.
Trajner: Gasperini.

Gjyqtar: Gervasoni