28 janar 2009

Juve kërkon të përfitojë nga kriza e Udinezes

Juventusi kërkon të përfitojë në përballjen e kësaj mbrëmjeje me Udinezen nga kriza që po kalon kjo e fundit. Skuadrat kanë një diferencë të madhe pikësh nga njëra-tjetra, por gjithsesi Udineze mbetet përsëri një kockë e fortë. Këtë më mirë se të gjithë e di trajneri i Juventusit Ranieri, i cili në konferencën e fundit deklaroi se kjo skuadër do të kërkojë ringritjen pikërisht në ndeshjen kundër Juves.

Klaudio Ranieri nuk do të ketë të gatshëm kapitenin Del Piero, dhe në vend të tij pritet të hedhë Xhovinkon në fushë. Në pankinë do të qëndrojë Kielini dhe Trezegenë. Ky i fundit rikthehet pas një kohe të gjatë në stolin e Juventusit, pasi pati pësuar një dëmtim.

Më poshtë do të paraqesim formacionin paraprak me të cilin do të dalin në fushë skuadrat e Udinezes dhe Juventusit. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Friuli” në orën 20:30.

Udineze-Juventus

UDINEZE (4-3-3): Handanovic; Ferronetti, Zapata, Domizzi, Pasquale; Isla, D'Agostino, Inler; Asamoah, Quagliarella, Di Natale.
Trajner: Marino.

JUVENTUS (4-4-2): Buffon; Grygera, Mellberg, Legrottaglie, Molinaro; Marchionni, Sissoko, Marchisio, Nedved; Amauri, Giovinco.
Trajner: Ranieri.

Gjyqtar: Tagliavento