28 janar 2009

Buffon dëshiron letër nga Obama për ditëlindje

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, sot i ka mbushur 31 vjet, ndërsa ka kërkuar një dhuratë të pazakontë për ditëlindje.
“Ndoshta nuk e përul shumë veten kur them se dëshiroj të marr një letër nga Obama. Ai do të mund të më thoshte: ‘Përshëndetje Buffon, ti je portieri im i preferuar’. Kjo do të më gëzonte pa masë, kështu do të kisha filluar të këmbej letra me të dhe të krijoja shoqëri”, ka thënë Buffon duke qeshur. Përveç kësaj, Buffon do të dëshiroj që ta festojë ditëlindjen edhe me një fitore kundër Udineses, në ndeshjen e cila zhvillohet sonte në Stadio Friuli.