28 janar 2009

Lion: Asnjë ofertë europiane për brazilianin Fred

Skuadra e Lionit është në pritje për të marrë një ofertë zyrtare nga Totenhemi për sulmuesin brazilian Fred. Sipas gazetës britanike The Guardian, presidenti i Lionit ka deklaruar se ka marrë vetëm një ofertë zyrtare për futbollistin, dhe kjo oferte është nga Palmeirasi ne kampionatin brazilian.“Mund të them se për futbollistin Fred nuk ka ardhur asnjë ofertë zyrtare nga skuadrat europiane, -deklaron presidenti i Lionit, Jean-Michael Aulas. Oferta e vetme reale është ajo e Palmeirasit, por Fred nuk do të shkojë”.