28 janar 2009

Monako kërkon nga Interi kilenin Jimenez

Skuadra e Monakos dëshiron të marrë shërbimet e futbollistit kilen të Interit, Luis Jimenez. Lajmin për interesimin e klubit të Principatës e bëjnë publik mediat franceze. Kalimi i Jimenezit tek Monako është i vështirë, për të mos thënë i pamundur, për dy arsye: e para është se Interi kërkon 7 milion euro, shifër kjo e lartë për Monakon, dhe arsyeja e dytë është se futbollisti e ka të vështirë të pranojë kalimin në kampionatin francez.Monako ka në dorë vetëm të zgjidhë pengesën e parë, duke i ofruar kampionëve të Italisë 7 milion eurot e kërkuara, ndërsa e dyta mbetet vetëm në dorën e futbollistit për të pranuar ose jo kalimin tek kjo skuadër.