28 janar 2009

Espanjoli kërkon mesfushorë në Serinë A

Skuadra e Espanjolit është futur në tregun italian për të gjetur një mesfushor. Gazeta katalanase Sport publikon se në vëzhgimin e klubit të Espanjolit janë disa futbollistë nga kampionati italian. Më i pëlqyeri është futbollisti Kardasio i Milanit, por kjo pistë duket mjaft e vështirë, pasi mesfushori është në planet e ekipit italian. Një tjetër emër i pëlqyer nga Espanjoli është ai i Xhiakomaxit nga skuadra e Leçes. Boliaçino është emri i tretë që qëndron ne listën e skuadrës spanjolle për këtë merkato. Boliaçino ka edhe një eksperiencë të mëparshme në kampionatin spanjoll, pasi më parë ka luajtur me skuadrën e Las Palmasit.