29 janar 2009

Keane kërkohet nga City dhe Tottenham

Sulmuesi i Liverpoolit, Robbie Keane, është pjesë e planeve të Manchester Cityt dhe Tottenhamit.
Mediat britanike njoftojnë se ‘pasanikët’ e Cityt dhe ish-skuadra e tij, Tottenham Hotspur, janë të gatshëm të ofrojnë para dhe lojtarë, për të fituar shërbimet e sulmuesit, i cili po gjen pak hapësira në skuadrën e Benitezit. Përveç parave, Spursat ofrojnë Aaron Lennonin, ndërsa Manchester City ofron ‘plejmejkerin’ Elano. Mirëpo, pavarësisht faktit se në ndeshjen e të mërkurës mbrëma kundër Wiganit, Keane luajti vetëm tetë minuta, Benitez është i vendosur të mos lejojë largimin e tij.