29 janar 2009

Sarkozy urren Domenechun

Duket se trajneri i Francës, Raymond Domenech, ka gjithnjë e më pak miq, së fundmi vetë Presidenti francez Nicolas Sarkozy ka thënë se ai e urren trajnerin e kombëtares së tij.
Sipas revistës franceze “So Foot”, Sarkozy e konsideron trajneri Domenech “të paaftë, jokompetent dhe një trajner të tmerrshëm”. I njëjti burim pohon se kur Domenech ishte ricaktuar në krye të Përfaqësueses së Francës, Sarkozy kishte qenë i nevrikosur dhe e ka konsideruar caktimin e tij si mizori dhe si një dëshmi për traditën e gabuar të Francës, se edhe kur gjërat shkojnë keq ata nuk ndryshojnë asgjë.