29 janar 2009

Finalja e LK në vitin 2011 mbahet në Wembley

Stadiumi i Wembleyt në Londër, i cili një kohë të gjatë është konsideruar si vendtakimi i ngjarjeve më të mëdha të futbollit në Britani të Madhe, është caktuar si vendi ku do të mbahet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2011.
Që nga rihapja e stadiumit në vitin 2007, pas rindërtimit që zgjati katër vite, FA ka kërkuar vazhdimisht që në këtë stadium të mbahet finalja e garës më prestigjioze evropiane, mirëpo kishte humbur kundrejt Santiago Bernabeut për mbajtjen e finales së vitit 2010. “Sky Sports” njofton se në vitin 2011 finalja e Ligës së Kampionëve do të mbahet në Wembley, stadium i cili ka kapacitetet prej 90.000 ulëseve. Finalja e sivjetme e Ligës së Kampionëve do të mbahet në Romë.