28 janar 2009

Katari kandidohet për Kupën e Botës 2018

Katari kandidon zyrtarisht për organizimin e Kupës së Botës 2018 ose 2022. Lajmi nuk vjen si surprizë, pasi autoritetet në Doha nuk e kanë fshehur dëshirën për të qenë vendi i parë arab që organizon eventin e rëndësishëm botëror. "Kemi njoftuar zyrtarisht FIFA-n se kandidojmë për organizimin e Botërorit 2018 ose 2022", pohuan burime zyrtare nga Federata e Katarit (AFC). Në listën e pritjes për të organizuar aktivitetin janë Anglia, Japonia, Holandë-Belgjikë, Kina, Spanjë-Portugali, Meksikë, SHBA e Rusia.