28 janar 2009

"Jo" e Dungës, Amauri rrezikon Botërorin 2010

Karlos Dunga këmbëngul dhe vazhdon të mos e grumbullojë Amaurin. Trajneri i përfaqësueses braziliane publikoi listën e lojtarëve për miqësoren e Londrës kundër Italisë, ku kishte lënë sërish jashtë sulmuesin e Juventusit. Tashmë duket se Amauri rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Botërorin 2010, pasi Dunga beson verbërisht te dyshja Adriano-Luis Fabiano. Tekniku sqaroi: "Nuk e thirra Amaurin, pasi ndaj Italisë lojtari do të ishte shumë nën presion. Duhet të presim momentin e përshtatshëm për ta afruar".