28 janar 2009

Interi ofron Materazzin për Modric

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, është në kërkim të mesfushorit të Tottenhamit, Luka Modric, dhe ka ofruar mbrojtësin italian Marco Materazzi në formë këmbimi për të siguruar shërbimet e kroatit para përfundimit të afatit dimëror, njofton "Mirror".
Trajneri i Spursave, Harry Redknapp, dëshiron ta përforcojë mbrojtjen e skuadrës së tij për shkak të problemeve të vazhdueshme me lëndim të kapitenit Ledley King, ndërsa Materazzi është njëri prej lojtarëve që konsiderohet për t’u transferuar. Në kërkim të mesfushori kroat, i cili është transferuar nga Dinamo Zagrebi te Tottenhami për 16.6 milionë funte, është i interesuar edhe Juventusi, pasi që Modric konsiderohet si zëvendësues potencial për Pavel Nedved.