28 janar 2009

Barca gati planet për sezonin e ardhshëm

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, është duke mbajtur takime me sekretarin teknik, Txiki Begiristain, në lidhje me formacionin e blaugranëve për sezonin e ri, ndërsa gjithçka do të varet nga suksesi i sivjetmë i skuadrës.
Mësohet se katalunasit do të blejnë vetëm dy lojtarë të ri në afatin kalimtar veror dhe do të tentojnë zgjatjen e kontratës me Samuel Eto'o Blaugranët janë favoritët kryesorë për ta fituar Ligën spanjolle dhe Kupën e Mbretit, duke mos lënë anash edhe Ligën e Kampionëve, ndërsa Guardiola tashmë po mendon për sezonin e ardhshëm. Sipas të gjitha gjasave, Barca do të provojë transferimin e dyshes së Valencias, David Villa dhe David Silva, ndërsa Henrique do të kthehet nga huazimi prej Bayer Leverkusenit. Në kuadër të transferove, lojtarët të cilët do të largohen nga skuadra, supozohet të jenë Thierry Henry dhe Eidur Gudjohnsen.