28 janar 2009

Biliç thërret në kombëtaren kroate Eduardon dhe Juriç

Trajneri i përfaqësueses së Kroacisë, Biliç, ka përfshirë në listën e tij edhe futbollistët Eduardo dhe Juriç për miqësoren me Rumaninë në Bukuresht. Për sulmuesin e Arsenalit, Eduardo, ndeshja e 11 shkurtit është e para me përfaqësuesen e Kroacise që pas 23 shkurtit 2008. Në listën e Biliçit është edhe mesfushori i Xhenoas, Ivan Juriç. Juriç do të zërë vendin e kapitenit të sapolarguar nga kjo përfaqësuese, Niko Kovaç. Shiritin e kapitenit tek Kroacia pritet ta marrë sulmuesi i Nantes, Ivan Klasniç.