29 janar 2009

Chelsea afёr nënshkrimit me Storarin

Agjenti i portierit tё Milanit, Marco Storari, pret qё klienti i tij t’i bashkohet Chelseat kёto ditё.
Storari, 32-vjeçar, aktualisht ёshtё nё pronё tё Milanit, por ka kaluar dy sezonet e fundit nё huazim tek Levante, Cagliari dhe aktualisht tek Fiorentina. Nёse ai arrin nё Chelsea do tё luftojё me portierin tjetër Hilario pёr pozitën e portierit rezervё, pas largimit tё Carlo Cudicinit nё drejtim tё Tottenhamit. “Ende nuk ёshtё përfunduar gjithçka. Por ne presim konfirmimin sot”, ka thёnё agjenti i Storarit.