29 janar 2009

Ibrahimovic tallet me Topin e Artё tё Ronaldos

Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, ka përqeshur yllin e Manchester United, Cristiano Ronaldo, nё triumfin e Topit tё Artё.
Çmimi, i votuar nga gazetarёt e sportit nga e gjithё bota, i dhanë Cristiano Ronaldos çmimin prestigjioz pёr sezonin e shkёlqyeshёm me Manchester United. Anёsori ndihmoi ekipin tё fitonte dy tituj tё rёndёsishёm, atё tё Premierligёs dhe tё Ligёs sё Kampionёve, duke shёnuar plot 42 gola sezonin e kaluar. “Tash Topi i Artё ёshtё bёrё njё çmim publicitar. E gjitha varet nga ajo se çfarë njerëzit shohin, nё vend se tё gjykojnë. Pёr mua ёshtё e rёndёsishme tё fitoj me ekipin se sa gjithçka tjetër”, ka thёnё sulmuesi suedez.