29 janar 2009

Benitez i zhgënjyer me barazimin

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, ka shprehur zhgënjimin e tij me mёnyrёn e lojës sё Wigan Athletic nё barazimin e mbrёmshёm prej 1-1, duke e quajtur lojën e kundërshtarit “tё çmendur”.
Pavarësisht dominimit tё tё kuqve, goli i Yossi Benayoun nuk ishte i mjaftueshëm pёr fitoren. Njё penalti e akorduar pёr Wiganin dhe e shndërruar nё gol nga Mido, pengoi Liverpoolin tё marrё pikё tё plota nga ndeshja. “Lojtarёt ishin okey, sidomos nё pjesёn e parё, kishim kontrollin e ndeshjes, por nё pjesën e dytё kjo ndryshoi, ishte njё ndeshje e çmendur. Kur nuk arrin t’i kontrollosh ndeshjet e çmendura nuk fiton pikё. Nuk e di se çfarë ndodhi. Nё fakt e di, por nuk mund tё them asgjë pёr kёtё”, ka thёnё Ferguson pas ndeshjes.