28 janar 2009

Hamburgu interesohet për argjentinasin Biglia

Skuadra e Hamburgut është e interesuar për të marrë shërbimet e mesfushorit argjentinas të Anderlehtit, Lukas Biglia. Sipas sitit Sport.be, klubi gjerman është duke përgatitur edhe ofertën e tij zyrtare për futbollistin në fjalë. Në këtë pistë Hamburgu ka edhe rivalitetin e disa klubeve turke, të cilat kërkojnë të marrin shërbimet e argjentinasit Biglia. Skuadra e Hamburgut e mbylli fazën e parë në vendin e katërt me 33 pikë, në të njëtën kuotë më Leverkusenin e vendit të tretë dhe hertën e vendit të pestë.