28 janar 2009

Ibra: Topi i Artë është reklamë

Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, nuk e ka favorizuar veten për ta fituar Topin e Artë në të ardhmen pasi që mendon se ky çmim është thjeshtë një reklamë.
“Topi i Artë është shndërruar në një reklamë publike. Gjithçka varet nga ajo se çka shohin njerëzit dhe nuk e gjykojnë lojën”. “Për mua është më me rëndësi që të fitoj me skuadrën sesa të fitoj çmime personale”, ka thënë suedezi. Ibra është njëri nga lojtarët e favorizuar nga trajneri Jose Mourinho, dhe ai pranon se po ia kalon shumë mirë me trajnerin portugez. “Gjithmonë kemi pasur ndjenjën e respektit me Mourinhon, që nga dita e parë. Ai e kupton futbollin dhe kjo është e rëndësishme për një lojtar. Ai ma jep lirinë dhe besimin e tij, dhe këto janë gjëra që më stimulojnë”, ka përfunduar ish-sulmuesi i Juventusit.