03 maj 2010

Zaccheroni pohon se do të largohet nga Juve

Menaxheri i Juventusit, Alberto Zaccheroni ka pranuar se ai nuk do ta vazhdojë kontratën me biankonerët pas fundit të sezonit.

Presidenti i ri i Juventusit, Andrea Agnelli, së fundi është zotuar se do ta forcojë ekipin për sezonin e ardhshëm dhe mediat paralajmërojnë një revolucion në ekip. Por Zaccheroni thotë se Juve nuk ka nevojë për shumë ndryshime.

“Kam kontratë deri më 30 qershor, andaj nuk është problem për klubin të gjendet, por unë mund të them se ky ekip nuk ka nevojë për shumë ndryshime. Sigurisht diçka mungon, por kjo është e vërtetë për çdo ekip, përveç Interit”, ka thënë Zaccheroni.