Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, është emri më i ri që po lakohet nëpër mediumet spanjolle dhe italiane për një rikthim te Juventusi, skuadër të cilën e la më 2006 pas skandalit të Calciopolit.
Sipas Tuttosport, presidenti i ri i Juventusit, Andrea Agnelli, është i gatshëm të nisë bisedimet me Joan Laportan, i cili sipas spekulimeve dëshiron t’i krijojë hapësirë David Villës, duke e larguar Ibrahimovicin, gjë të cilën e mohoi agjenti i Ibras ditë më parë.
Transferimi i Ibrahimovicit nuk do të jetë aspak i lehtë edhe pse Agnelli është i gatshëm të shpenzojë rreth 35-40 milionë euro për suedezin. Kjo për shkak se Laporta e transferoi Ibran për 45 milionë euro plus Samuel Eto’on dhe nuk duket të jetë i gatshëm ta lejojë atë të kalojë për pak para te Juve.
Për më shumë, paga vjetore e Ibras prej 12 milionë euro është një problem shtesë për Juventusin, pasi që Bianconerët nuk kanë mjete për të paguar një lojtar me çmim të tillë.
David Villa te Barcelona, Ibrahimovic rikthehet te Juventusi
Në Itali thonë se Ibrahimoviçi e ka marrë tashmë rrugën e rikthimit në klubin bardhezi, Juventus. Aventura e suedezit duket se ka përfunduar te Barcelona, e cila investoi shumë marramendëse sezonin e shkuar, rreth 66 milionë euro, për ta marrë nga Interi. Por, problemet që ka hasur Ibra në Katalonjë, mospërshtatja dhe efikasiteti i ulët në skuadrën e Guardiolës, e ka nxjerrë atë shpejt në ankand. Pjesë e të cilit duket se është bërë Juventusi, klubi ku ka luajtur suedezi në vitet 2004-2006, madje është gati të paguajë 40 milionë euro. Gazeta italiane “Tuttosport” ka pasqyruar gjendjen e rëndë sportive, por edhe shpirtërore, që po kalon Zlatan Ibrahimoviç në Barcelonë dhe publikon mundësinë që suedezi të kthehet te Juventusi. Sipas gazetes, Andre Agnelli ka në mendje për t’ia kërkuar Barcelonës suedezin, në këmbim të një shume që mund të jetë rreth 35 apo 40 milionë euro. Sipas “Tuttosport”, Ibrahimoviç, në fakt nuk është i mirëpritur në ish-ekipin e tij, pasi fansat bardhezinj kanë mbetur të zemëruar me qëndrimin e tij ndaj Juventusit, kur ran ë Seria A, pas “Calciopolit”. Në Itali theksojnë se nënshkrimin i David Villa me Barcelonën e bën të tepërt Ibrahimovicin, i cili duhet të gjejë një skuadër tjetër. “Marca” shton se tashmë Juventusi ka trokitur në dyert e Barcelonës, për ta rikthyer në kampin bardhezi Ibran.