Mediat italiane kanë filluar të parashikojnë një ‘tërmet’ në rrafshin e afatit kalimtar veror, duke spekuluar në mënyrë sensacionale mbi lëvizjet e njerëzve më me ndikim në botën e futbollit.
Sipas La Gazzeta dello Sport, Interi thuhet se tashmë ka filluar të hedhë kontaktet e para me trajnerin e Anglisë, Fabio Capello, si alternativë për zëvendësimin e Jose Mourinhos, ndërsa ky është në rrugë për në Bernabeu, mirëpo nëse i fiton të tri titujt.
Ishte vetë Massimo Moratti ai që aludoi se e ardhmja e Mourinhos tek Interi nuk është e sigurt, duke thënë: “E ardhmja e Mourinhos? Të shohim pas ndeshjeve të fundit çfarë do të ndodhë”.
Në ndërkohë, Tuttosport po spekulon se Rafa Benitez mund të qëndrojë në Anfield, kurse po e njëjta gazetë shkruan se Arsene Wenger është tani opsioni numër një në Olimpico të Torinos. Nga ana tjetër kandidatë të fortë janë dhe Cesare Prandelli i Forentinas dhe Luigi Del Neri i Sampdorias.