Presidenti i ri i Juventusit, Andrea Agnelli dëshiron t’i dhurojë skuadrës së re të projektuar për sezonin e arshëm, yllin francez, Franck Ribery.
Pengesa kryesore është vetë lojtari që kërkohet me ngulm nga Reali i Madridit. Nga ana tjetër, Juventus do ta ketë shumë të vështirë këtë operacion, pasi sezonin e ardhshëm do luajë në Europa League. Ideja është hedhur pasi sulmuesi mund të bëhet imazhi i kompanisë Fiat në Francë.
Nga ana tjetër, presidenti bavarez, Rummenigge këmbëngul se Ribery do qëndrojë në Gjermani. Në bisedime mund të futet edhe emri i brazilianit Diego, i cili zhgënjeu këtë sezon me bardhezinjtë. Një tjetër objektiv juventin është edhe spanjolli David Silva.