Tekniku i kombëtares italiane e ka reduktuar në 28 lojtarë listën paraprake me të grumbulluarit në prag të Kupës së Botës.
Trajneri kampion bote në fuqi ka eliminuar mbrojtësin e Juventusit, Fabio Groso (heroi i suksesit në Gjermani katër vite më parë) dhe mesfushorin Antonio Kandreva. “I telefonova Fabios dhe me shumë keqardhje ia komunikova vendimin. Por nuk kisha rrugë tjetër”, pohoi Lipi.
Për momentin lista ka mbetur me 28 emra, pesë prej të cilëve do të eliminohen më 1 qershor, për të formuar grupin me 23 elementë me të cilët Marçelo Lipi do të kërkojë suksesin në Afrikën e Jugut. “Kam edhe dhjetë ditë kohë për të menduar”, theksoi numri një i stolit Axurr.
Ja lista e 28 lojtarëve të Italisë:
Portierë: Bufon, De Sanktis, Marketi, Sirigu;
Mbrojtës: Boketi, Bonuçi, Kanavaro, Kasani, Kielini, Krishito, Maxho, Zambrota;
Mesfushorë: Kamoranezi, Kosu, De Rosi, Gatuzo, Markizio, Montolivo, Palombo, Pepe, Pirlo;
Sulmues: Borielo, Di Natale, Xhilardino, Iakuinta, Pacini, Kualiarela, Rosi