05 maj 2010

Juve-Benitez, “luftë nervash”

“Telenovela” Benitez-Juventus vazhdon të zgjatet pa fund. Shpresohet të arrihet në një zgjidhje në ditët e ardhshme, kur trajneri spanjoll do të takohet me presidentin e Liverpulit, Broughton.

Në takim palët do të diskutojnë për zgjidhjen e kontratës, e cila vlen 16 milionë euro. Para disa ditës agjenti i Benitezit deklaroi se trajneri dëshiron të qëndrojë te Liverpuli. Kështu që “lufta e nervave” tashmë ka filluar dhe klubi bardhezi ka gati planin nëse marrëveshja me Rafa Benitezin dështon: as Spaleti, as Prandeli, por Delneri.

Në Torino duan një përgjigje përfundimtare brenda 17 majit, prandaj kanë filluar të shqyrtojnë alternativat e mundshme. Luçiano Spaleti vështirë se lë Zenitin pas vetëm gjashtë muajsh, ndërkohë që për Çezare Prandelin përflitet posti i trajnerit të kombëtares së Italisë. Kështu, Delneri, i cili ende nuk ka rinovuar me Sampdorian, është emri më i mundshëm.