Gianluigi Buffon ka refuzuar të kënaqë botën e spekulimeve në lidhje me të ardhmen e tij, duke thënë se ai do të qëndrojë te Juvetnusi edhe pas kësaj vere.Sipas spekulimeve, Bianconerët janë të gatshëm të heqin dorë nga portieri italian për të grumbulluar para për blerjen e lojtarëve të tjerë, mirëpo i të njëjtit mendim nuk është Buffon.
I pyetur nga Sky Sport 24 mbi këtë temë, Buffon u përgjigj se ai është marrë vesh me presidentin e ri të Juves, Andrea Agnelli, që ta vazhdojë karrierën me fanellën bardhezi.