Fabio Cannavaro ka shprehur dëshpërimin e tij pas barazimit me Catanian 1-1 në Serie A, barazim I cili I shkatoi Juventusit edhe për mos-paraqitjen në stinorin e ardhshëm në Ligën e kampionëve.
“Ne jemi të dëshpëruar sepse lëshuam dy pikë më shumë,” tha ai për SkySport Italia.
Mesfushori Claudio Marchisio barazoi rezultatin në 1-1 morëpo Juventusi ishte e pa-aftë që të shënoi edhe golin e dytë, ndërsa Sampdoria me fitoren e saj ndaj Livornos e bllokoi matematikisht skuadrën e Juventusit për pozitën e katërt.
“Edhe pse nuk luajtëm mirë, ne krijuam disa raste shënimi, veçanërisht në pjesën e parë,” shtoi Cannavaro.
Është mëkat që lufta jonë për Ligën e Kampionëve përfundoi tani…” Përfundoi Italiani.