Presidenti i ri i Juvenusit, Andrea Agnelli, nuk dëshiron të humbasë kohë dhe menjëherë ka filluar ‘pushkatimet’ e para për të vënë autoritetin e tij, ndërsa të ekzekutuarit e parë janë Jean Claude-Blanc dhe drejtori sportiv Alessio Secco.
Tuttosport shkruan se menjëherë pas ardhjes së Agnellit në klub, ai dëshiron të vë pushtetin e tij, duke larguar nga skuadra të gjithë zyrtarët e lartë të cilët kontribuuan në katër vitet katastrofale të pas Calciopolit.
Blanc, që pas ardhjes së Agnellit është pritur t’i jepet një rol në financat e Juves, do ta japë lamtumirën pas kthimit nga SHBA-të, ndërsa Secco do të shkarkohet për transferimet e dështuara. Hiç më mirë nuk qëndrojnë as Roberto Bettega dhe agjenti i të rinjve, Renzo Castagnini, të cilëve pritet t’u tregohet dera së shpejti. /