Kapiteni i Juventusit, Alessandro del Piero, ka mirëpritur ardhjen e trajnerit të ri Gigi del Neri.
Së bashku me Del Nerin në mesin e drejtuesve të Juves ka arritur edhe ish-drejtori sportiv i Sampdorias, Beppe Marotta, i cili është emëruar menaxher gjeneral, ndërsa Andrea Agnelli tash është president i klubit.
“Është koha t’iu dëshirojmë mirëseardhje këtyre të cilët kanë filluar një udhëtim të ri me Juventusin. Mirëseardhje presidentit, drejtorëve të rinj dhe trajnerit të ri. Kampanja do të fillojë së shpejti dhe ne duhet të nisim që nga fillimi me përkushtimin më të madh dhe me urinë për fitore, andaj mund t’i lëmë prapa zhgënjimet e fundit”, ka thënë Del Piero