04 maj 2010

Siena, 2 milionë euro nëse mund Interin

Presidenti i bardhezinjve, Masimo Mexaroma, u ka ofruar futbollistëve dy milionë euro shpërblim nëse mposhtin zikaltrit në javën e fundit të kampionatit.
Mexaroma, roman me origjinë dhe tifoz i verdhekuqve, provon t’u prishë festën e titullit zikaltërve, të cilët, pas fitores (së kontestuar) me Lacion të dielën mbrëma, janë me një dorë tek titulli. Supershpërblimi për futbollistët e Sienës është konfirmuar edhe nga një drejtues i lartë i klubit, në një intervistë për një nga mediat lokale.

Kështu, pas akuzave të Romës ndaj Lacios për tolerim në ndeshjen e së dielës, situata mund të prmbyset. Pra, mund të jetë Masimo Morati ai që mund të akuzojë drejtuesit e klubit kryeqytetas. Kjo pasi tashmë Siena është matematikisht e rënë në Serinë B dhe akuzat kanë të bëjnë me faktin se pas dy milionë eurove mund të fshihet Roma.