Sipas agjentit të Rafa Benitezit, spanjolli dëshiron qëndrimin te Liverpooli, por vetëm nëse atij i garantohen investime për lojtarë të rinj.
Agjenti i Benitez, Manuel Garcia Quilon, ka konfirmuar se klienti i tij do të ulet dhe do të bisedojë me drejtuesit e klubit rreth kushteve të tij për qëndrim të mëtutjeshëm, sidomos për investimet, pa të cilat Benitez do t’i përshëndeste zyrtarët e The Reds.
“Benitez do të takohet me kryetarin e klubit Martin Broughton në fundjavë, dhe nga ajo çfarë mund të them unë, ai dëshiron të qëndrojë te Liverpooli”.
“Benitez duhet të di se cilat janë planet për të ardhmen. Sidomos për investimin në lojtarë. Kjo do të jetë e rëndësishme”, deklaroi Quilon për Goal.com.