Skuadra e Milanit ka shënuar fitore bindëse prej 3-0 kundër Juventusit në derbin ‘për prestigj’, i cili u zhvillua të shtunën mbrëma në San Siro.
Rossonerët paraprakisht kanë siguruar Ligën e Kampionëve, ndërsa Bianconerët e zhvilluan këtë ndeshje vetëm për të plotësuar orarin dhe për të mbyllur një sezon zhgënjyes.
Një top të bukur të Clarence Seedorf e shfrytëzoi Luca Antonini, i cili u gjet ballë për ballë me Gigi Buffonin, të cilin e mposhti për rezultatin 1-0 (14’).
Ronaldinho konfirmoi gabimin e Carlos Dungas që nuk e ka ftuar në Botëror, kur shënoi për rezultatin 2-0 (29’) dhe të fundit për pjesën e parë.
Dikur lojtari më i mirë në botë, Ronaldinho tregoi mjeshtërinë e tij edhe në pjesën e dytë duke e mposhtur edhe portierin tjetër të Juves, Alex Maninnger (67’).
Deri në fund të ndeshjes, mysafirët nuk arritën të shënojnë as të ashtuquajturin goli i nderit.