Ish drejtor i përgjithshëm i Napolit dhe njëri nga njerzit më të njohur në botën e transfereve Pierpaolo Marino është i bindur se Juventusi është duke iu afruar në nënshkrimin e shumë të vlerësuarit qendër mbrojtësit Simon Kjaer .
Juve pritet të punësojë Giuseppe Marotta si drejtor i ri sportiv e tyre këtë verë dhe Marino beson se shefi ekzekutiv i tanishëm Sampdoria do të jetë njeriu kryesor që do të organizoj një marrëveshje për ndrrim mes Palermos , për sulmuesin brazilian Amauri dhe qendermbrojtësit Simon Kjaer .
"Nuk do të ketë më shumë hapësirë për Amauri në Juve" shkruan në Tuttomercatoweb Marino.
"Strategjitë adekute të Marotta-s dhe marrëdhëniet e tij të shkëlqyer me presidentin e Palermos Maurizio Zamparini ,do të jetë kritike për të kompletuar një transaksion i cili tashmë e njëh kohë te gjatë mbetet si cak i Juves"
"Në marrveshje do shohim Amaurin e rikthyer ne Sicili , kurse Juve do të marrë një qender mbrojtës shumë te fuqishëm dhe te ri si Simon Kjaer"