Agjenti i sulmuesit të Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, ka mirëpritur spekulimet se Ibra mund të rikthehet te Juventusi, duke thënë se asgjë nuk është e pamundshme.
Ibrahimovic u largua drejt Interit në vitin 2006 për shkak të Calciopolit, ndërsa kaloi te Barcelona nga Interi në një transferim marramendës. Ibra nuk ka qenë në formën më të mirë, duke marrë kritika nga të gjitha anët, që është tani shkak për spekulimet më të reja para merkatos verore.
“Është normale që Juventusi dëshiron emra të mëdhenj për të ringjallur klubin, dhe Zlatan Ibrahimovic është njëri prej futbollistëve më të mirë në botë”.
“Për mua, asgjë nuk është e pamundshme në jetë. Nëse jo asgjë, këtë rikthim do të doja ta shndërroja nga të pamundshëm në të mundshëm”.
“Përkundër asaj se të gjithë flasin, Ibras i pëlqen Barcelona dhe ai do të luajë atje edhe për një kohë të gjatë. Ibra kurrë nuk është detyruar të largohet. Ishte gjithmonë ai që vendosi se kur dhe ku të largohet, apo kur të rinovohet kontrata. Kështu që, në pyetjen se kur do të largohet, më mirë pyeteni atë, sepse ai do ta zgjidh këtë dilemë”, deklaroi Mino Raiola për Tuttosport.