Pacini jo, Palombo po. Po fillojnë të marrin formë strategjitë e Juventusit në merkato dhe në pritje të zyrtarizimit të Del Nerit si trajner i ri ka filluar gjuetia për të gjetur elementët, që bardhezinjtë synojnë në merkaton e verës. Në ditët e fundit është folur shumë për Pacinin dhe pak për Kasanon, por objektivi i vërtetë i Juventusit tek Sampdoria duket se është Palombo.
Thelbësor në ecurinë e gjenovezëve drejt Championsit, mesfushori i kombëtares italiane ka karakteristika që ndoshta asnjë nga lojtarët aktualë të Juves nuk i zotëron. Kështu brenda kësaj jave do të fillojnë negociatat, në përpjekje për të mos shpërqendruar shumë lojtarin në prag të Botërorit.
Garrone e vlerëson kapitenin e tij për rreth 20 milionë euro dhe Juventusi do të kërkojë të përfshijë edhe një lojtar tjetër në marrëveshje. Më saktësisht bëhet fjalë për Almironin, që Marota do të duhet ta marrë nga Bari, ku është dhënë borxh, për ta çuar më pas tek Sampi. Në këtë pikë shuma që bardhezinjtë do të duhet të shpenzojnë për Palombon do të jetë rreth 14-15 milionë euro.
Natyrisht mesfushori, edhe pse është i lidhur shumë me Sampin dhe tifozët, është gati të kalojë tek bardhezinjtë, edhe pse mund të jetë një mundësi e artë. Në këtë pikë Pacini do të qëndronte tek Sampdoria edhe në sezonin e ardhshëm (që ndërkohë do të zyrtarizojë kalimin e Di Karlos në drejtim të ekipit), bashkë me Storarin dhe Kasanon.