17 maj 2010
Milan-Juventus: Ronaldinjo-Bufon, ja lamtumirat e pathëna
Në ditën e lamtumirave zyrtare, ato të Leonardos dhe Zakeronit, ka pasur edhe lamtumira të përfolura, gati të fshehta. Ato të Ronaldinjos dhe Bufon, për shembull. Fraza e tyre ka qenë: “Nuk e di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen time”. Por kjo fjali shpesh vlen më shumë se një pranim. Fytyra e Bufonit ndërsa thoshte “nuk them asgjë, sepse nuk e di se çfarë do të ndodhë”, është më shumë elokuente se çdo frazë eksplicite. E kishte me nxitim, donte të ikte, të largohej nga një lloj ankthi. Ronaldinjo është në një pozicion krejtësisht të ndryshëm. Ka bërë një lojë të mirë, ka shënuar, ka dhënë asiste. Por duket se nuk është i kënaqur. Tani e di mirë se cilido trajner që do të vijë, nuk do ta vlerësojë si Leonardo.