05 maj 2010

Plani B i Juventusit…ne Rusi

Tekniku spanjol Rafa Benitez mbetet kandidati principial per te marre drejtimin e Juventusit, sezonin e ardhshem. Por drejtuesit e klubit bardhe e zi, nuk kerkojne te mbeten te befasuar dhe duarbosh, ne rast te ndonje zhvillimi befasues. Midis teknikut spanjol dhe Liverpulit, mbeten disa gjera per tu zgjidhur, qe pengojne zyrtarizimin e Rafa Benitezit si tekniku i ri i Juventusit. Drejtuesit juventine ne Galileo Ferraris ashtu sic konfirmon dhe Corrierre dello Sport kane filluar te bejne sondazh dhe ne nje piste tjeter ose sic quhet ndryshe plani B. Kjo piste te con ne portat e San Petersburgut. Ne kete qytet shume te bukur rus, prej disa muajsh po stervit skuadren e Zenithit, italiani Luciano Spaleti. Midis Zenith San Petersburg dhe Spaletit eshte vendosur lidhja permes nje kontrate te gjate dhe mjaft impresive. Megjithate emri Juventus eshte perkedheles per Spaletin. Pavaresisht nga pista B, Rafa Benitez mbetet kandidatura e pare, por presidenti i ri i Juventusit, Andrea Anjeli kerkon qe problemi i teknikut te skuadres te zgjidhet brenda 10 majit. Nderkohe eshte regjistruar nje fakt i ri: te henen Bepe Marotta do te hedh firmen ne kontraten me Juventusin dhe pse asnje nga shoqerite nuk ka bere konfirmimin zyrtar. Aktualisht administratori i pergjithshem te Sampdoria Marotta do te jete drejtori i pergjithshem te Juventus, duke qene pergjegjes i sektorit teknik dhe udheheqes i projektit per ringritjen e klubi bardhe e zi.