Presidenti i ri i Juventusit, Andrea Agnelli, është duke menduar seriozisht fillimin e një revolucioni në klubin nga Torino, edhe pse kjo do të jetë jo e lehtë për t’u realizuar.
Sipas Tuttosport, Agnelli dëshiron të ndjekë hapat e babait të tij, Umberto Agnelli, që atëkohë pati transferuar Zinedine Zidanen nga Bordeaux, me ç’rast lindi dhe ajo periudha e artë e Bianconerëve.
Sidoqoftë, transferimi i të parit në listën e Agnellit, Arjen Robben, nuk është dhe aq i lehtë sa mendohet. Arjen Robben u tregua vendimtar për Bayernin në sukseset e këtij sezoni dhe transferimi i tij do të mund të varej dhe nga Liga e Kampionëve, garë në të cilën Juventusi nuk do të marrë pjesë sezonin e ardhshëm. /