Fanellat e reja për sezonin 2010/2011
Sipas "uccellinodidelpiero.com" këto janë ndrresat për sezonin e ardhshëm të Juves, një burim shum i sigurt me klubin i ka bërë të njohura këto ndrresa të dizajnuara nga NIKE.
Ndrresat e para do të jenë të njëjtat si gjithmonë, por me 'dhëmbëzime' nga 2cm që e bëjnë dhe e veçojnë këtë ndrresë si super elegante. Në ndrresën e dytë të Juves do të paraqitet flamuri Italian me një gjerësi rreth 20cm ndërsa pjesa tjetër do të jetë e bardhë e ngjashme me atë të sezonit 2005/2006.