11 maj 2010

Benitez te Juve? Marrëveshje e vdekur!

Sipas disa raporteve rreth e përqark Italisë, Juventusi është dorëzuar përfundimisht në luftë për të transferuar menaxherin e Liverpoolit, Rafa Benitez.

Sky Sport Italia pohon se marrëveshja e arritur është e vdekur, ndërsa e përditshmja sportive torineze Tuttosport shkruan se pas një mbledhje të bordit të Juves, është vendosur që të gjendet një alternativë në vend të Benitezit.

Disa spekulime thoshin se Juventusi është gati të joshë Arsene Wengerin e Arsenalit, sidoqoftë, pak është e mundshme që francezi të kalojë në Olimpico të Torinos, pasi që ka filluar të përgatisë skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm.