06 maj 2010
Luçiano Moxhi - “Interi humbiste sepse gabonte në merkato”
Luçiano Moxhi është kthyer sërish të flasë për “Calciopoli”-n dhe të sulmojë zikaltrit. “Interi nuk fitonte sepse gabonte në merkato”, ka thënë ish-drejtuesi bardhezi. Ndërsa në lidhje me kartat telefonike zviceriane: “I kam marrë për t’u mbrojtur nga spiunazhi që ekzistonte në lidhje me lëvizjet në merkato. Më pas, pse askush nuk ka folur për kontaktet midis Faketit dhe Nuçit?”. Dhe më tej: “Eshtë mësuar se në dyqanin ku unë i kam blerë kartat zvicerane kanë shkuar edhe njerëz të tjerë të futbollit midis të cilëve edhe Marko Branka (drejtues zikaltër). Kush më thotë se këto skeda nuk kanë bërë një xhiro të veçantë?”, ka përfunduar Moxhi.