03 maj 2010

Bufoni, sinjale lamtumire “Zonjës”

Portieri bardhezi deklaron pas ndeshjes me Katanian: Edhe për dy ndeshje jam i Juves, pastaj të shohim

Ka pak ditë që i ka thënë “jo” ofertës së ardhur nga Mançester Siti, por e ardhmja e Xhixhi Bufonit duket pak e qartë. Është vetë portiire bardhezi që analizon situatën pas ndeshjes që përfundoi në barazim 1 1 me Katanian: “Edhe për dy ndeshje të tjera jam një lojtar i Juventusit dhe uroj që të jem edhe në të ardhmen, tha Bufoni.

- Në rast se zgjedhja ime dhe e klubit do të pësojë ndonjë ndryshim, do ta mësoni, ndërsa për momentin nuk ka asgjë të re”. Edhe pse portieri i kombëtares e ka nënvizuar shpesh faktin se e ardhmja e tij nuk varet nëse Juvja nuk hyn në Champions, sinjalet e një lamtumire të mundshme sa vijnë e shtohen dita-ditës. “Zonja” vitin që vjen nuk do të luajë në veprimtarinë prestigjioze (as në turin paraeleminator) dhe fakti që do të luajë në Ligën e Europës pa dyshim që nuk i pëlqen 32-vjeçarit juventin, i cili kërkon të luajë gjithnjë në nivele të larta. Juvja është e paralajmëruar.

MARKIZIO “PRET” BENITEZIN - Benitez është një trajner i shkëlqyer, ka bërë gjëra të mëdha me Liverpulin”. Juventusi është jashtë Ligës së Kampioneve dhe Klaudio Markizio shikon drejt së ardhmes. Duhen edhe dy javë nga fundi i një sezoni “jo” për bardhezinjtë, që janë të shtatët në renditje: “Gabuam shumë ndeshje, kemi pësuam shumë gola, vëren Markizio. - Më duket se janë 50 gola, janë shumë për një skuadër si Juventusi dhe për lojtarët që kemi në mbrojtje. Por nuk është faji i mbrojtjes, por i gjithë skuadrës. Edhe sot (dje) luajtëm mirë, madje edhe mund të kishim fituar me rastet për gol që patëm”.

ZAKERONI FLET SI NJË ISH - Pas barazimit me Katanian 1 1, Juventusi i bën falë me shëndet Ligës së Kampionëve, por nga ana tjetër edhe Alberto Zakeroni përshëndet Juventusin: “Diçka mungon, por nuk duhen shumë ndryshime, tha trajneri bardhezi, që në fund të sezonit do të largohet nga klubi bardhezi. - Duhen pika referimi, nga ku duhet nisur, por nuk duhet ndryshuar gjithçka. E ardhmja? Kam një kontratë deri më 30 qershor, nuk është një problem i imi.

Gabimet i kanë bërë lojtarët, por ndonjë duhet ta kem bërë sigurisht edhe unë. Të dëmtuarit ishin që përpara se të vija unë dhe pati të tjerë edhe gjatë qëndrimit tim, vazhdon Zakeroni, duke iu referuar infermierisë bardhezi gjithnjë plot. - Kemi luajtur çdo tri ditë dhe kam mundur të punoj pak ose thuajse me të gjithë grupin e plotë. I kemi përdorur praktikisht të gjitha modulet. Më shumë se trajnerin, kam bërë komisarin teknik. Nuk kam mundur t’i stërvis këta lojtarë siç do të doja”.

NDESHJA - Për sa i përket ndeshjes në “Masimino”, Zakeroni nuk i kritikon lojtarët e tij: “Katania në fushën e saj ka mundur Palermon dhe Interin në fazën e dytë dhe është paraqitur gjithnjë mirë. Ne krijuam disa raste për ta fituar ndeshjen dhe nuk ia arritëm. E përsëris, sa i takon së ardhmes, ky nuk është problemi im. Klubi