Klaudio Markizio i ka bërë thirrje shokëve të skuadrës të bëjnë gjithçka është e mundur për të shmangur fazën paraeliminatore të Ligës së Europës: “Vendi i gjashtë është objektivi i fundit për t’u arritur dhe për ta bërë këtë duhet të mendojmë vetëm për veten tonë dhe jo për atë që do të bëjë Napoli. Kohët e fundit në fushën tonë kemi patur një farë vazhdimësie që duhej ta kishim ruajtur edhe në transfertë.
Në Katania kemi bërë një paraqitje të mirë, kemi patur edhe disa raste dhe në fund kemi humbur dy pikë. Në këtë periudhë po kalojmë një moment të mirë forme, psikologjikisht dhe fizikisht, dhe kjo duhet të na japë forcë për të fituar në Parma”, ka thënë mesfushori i Juventusit.