Sipas mediave portugeze marrëveshja e përfolur e arritur mes zyrtarëve të Benficas dhe atyre të Real Madridit për Angel Di Marian, në fakt ende nuk është arritur.
Benfica nuk është aspak e interesuar të shesë yllin e saj për një çmim të ulët, duke kërkuar hiç më pak se 40 milionë euro për të.
Megjithatë, Real Madridi nuk dëshiron të paguajë më shumë se 34 milionë euro, duke u dhënë hapësirë skuadrave si Manchester City dhe Chelsea t’ua prishin punët Merengezëve.
Di Maria ka kaluar nëpër një formë fantastike këtë sezon, duke qenë njeriu kryesor për titullin e fituar nga Benfica në Kampionatin portugez. Përkundër konkurrencës së madhe në kombëtaren argjentinase, Di Maria pritet të zë vend në të dhe pritet që të shkëlqejë në Botëror.