Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero ka mirëpritur ndryshimet në postet drejtuese të klubit, përfshirë ardhjen e trajnerit të ri, Luigi Del Neri.
Bianconerët kaluan njërin prej sezoneve më të vështira në histori të klubit, pas përjashtimit në Serie B si rezultat i skandalit Calciopoli më 2006.
Juventus përfundoi në pozitën e shtatë në Serie A, u eliminua në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe u mposht në Europa League nga Fulham. Reagimi ishte i menjëhershëm.
Andrea Agnelli është emëruar presidenti i ri, Beppe Barotta është drejtor i ri i përgjithshëm, ndërsa Del Neri erdhi si zëvendësim për Alberto Zaccheronin. Ndryshimet e bëra i kanë dhënë Del Pieros arsye për optimizëm.
“Duhet t’i japim mirëseardhjen atyre që do të fillojnë punën e tyre në Juventus. Mirëseardhje presidentit, drejtorëve të rinj dhe trajnerit të ri. Sezoni do të fillojë së shpejti dhe duhet të jemi gati nga fillimi dhe t’i qasemi me përkushtim dhe uri për fitore në mënyrë që t’i lëmë prapa dëshpërimet e fundit”, tha Del Piero për ueb faqen e tij zyrtare (www.alessandrodelpiero.com).
“Po ashtu rezervoj mendimet për ata që do të largohen nga detyrat e tyre. Pas vetëm një muaji fillojmë përsëri. Duhet të jetë fillim i ri”, përfundoi ai.