Qendërmbrojtësi i Palermos, Simon Kjaer ka thënë se do të mbetet në klub, nëse kualifikohen për në Ligën e Kampionëve. Reprezentuesi danez spekulohet se kërkohet nga Manchester United dhe Juventus, por ai është i gatshëm të qëndrojë në Sicili, nëse ekipi arrin të sigurojë pjesëmarrjen në garën elite të futbollit ndërkombëtar.
“Dua të luaj në Ligën e Kampionëve dhe nëse e arrij këtë objektiv, atëherë nuk kam arsye të largohem. Kam edhe tri vjet në kontratën time dhe për momentin mendoj vetëm për Palermon”, tha Kjaer për mediet italiane.